Ramiz Kelmendi propozon shkëmbimin e territorit: Kosova pa pjesën veriore dhe me pjesën e Kosovës Lindore

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe protestat që serbët kanë organizuar ditën e premte në veri.

Kelmendi përmes një postimi në rrjetin e tij social ka thënë se Serbia po luan viktimën para syve të botës, duke shtuar se pakicat serbe kudo gjatë historisë kanë shprehur pakënaqësi, duke tentuar të krijojnë “Serbinë e Madhe” në kurriz të shteteve përreth.

Ai ka pohuar se duke pasur parasysh të gjitha këto zhvillime, shkëmbimi i territoreve mbetet zgjidhja e vetme.

“ Cila prej tyre është më pak e dhimbshme (për mua kishte me qenë më e mira ti kishim pasur në suazat e demokracisë tonë te dyja). Por e kapshme mbetet shkëmbimi kualitativ i territoreve. Çdo zgjidhje tjetër do jetë e dëmshme dhe e përhershme për zhvatjen politike të Serbisë ekonominë dhe pozitën tonë ndërkombëtare”, ka shkruar ai.