Рamje që të thуejnë zemrën, 5-vjeçari me leuсemi ia del mbanë falë “Shqiptarëve рër Shqiptarët”

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” rreth një vit më parë transmetoi një tjetër histori ku një fëmijë kishte nevojë urgjente për ndihmë shëndetësore. Ai quhet Elisian ose shkurt Elio, është 6 vjeç dhe vuan nga leucemia.

Prindërve iu përmbys bota kur mësuan se Elio i vogël vuante nga leucemia.

Lirimi dhe Ermira, prindërit e Elios siç rrëfyen, jetonin në Kombinat në një shtëpi që s’është e tyre.

S’kishin asnjë mundësi ekonomike për ta shpëtuar të voglin e tyre.

Pas apelit në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” Elio u nis për kurim për në Itali, ku iu nënshtrua edhe një transplanti, që kushtoi mbi 130 mijë euro. Fal Zotit, mjekëve dhe ndihmës së shqiptarëve Elio sot gëzon shëndet të mirë.

Mamaja e Elios nuk e ka harrua ndihmën e shqiptarëve. Ajo sonte është rikthyer në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” që transmetohet në “ABC” dhe “T 7” ku ka rrëfyer se Elio sot është mirë.

“Elisjano është mirë dhe mjekët në spital më thanë që pas një viti betejë për jetën, e kali dhe sot gëzon shëndet të plotë” rrëfen Ermira./abcnews.al