OBSH: Remdesiviri të mos përdoret për trajtimin e pacientëve me Κονίd-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka këshilluar institucionet shëndetësore që të mos e përdorin ilaςin antiviral Remdesivir për të trajtuar pacientët me Κονίd-19, që janë të shtruar në spital. Një panel i OBSH-së tha se ilaςi nuk ka “ndonjë efekt të rëndësishëm” në mbijetesë ose në uljen e kohës së shërimit.

Grupi i Zhvillimit të Udhëzimeve të OBSH-së (GDG) tha më 20 nëntor se nuk kishte “asnjë provë të bazuar në të dhënat aktuale në dispozicion që ky ilaς përmirëson gjendjen e pacientit”.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe dhjetëra vende të tjera kanë dhënë miratim të përkohshëm për përdorimin e ilaςit antiviral që e prodhon Gilead Sciences, pasi një hulumtim fillestar tregoi se mund të shkurtojë kohën e shërimit te disa pacientë me Κονίd të shtruar në spital.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili doli pozitiv për Κονίd në fillim të tetorit, u trajtua me Remdesivir si dhe ilaςe të tjera.

Paneli tha se rekomandimi i tij për mjekët bazohej në të dhëna nga katër hulumtime ndërkombëtare të rastësishme që përfshinin më shumë se 7.000 pacientë të shtruar në spital me sëmundjen.

Provat zbuluan se Remdesiviri nuk kishte asnjë efekt domethënës në uljen e νdekshΜërisë, nevojën për ventilim mekanik, kohën e rikuperimit dhe faktorë të tjerë.

Sidoqoftë, paneli tha që rekomandimi i tyre nuk do të thotë që Remdesiviri nuk ka përfitime.

Remdesivir u krijua për herë të parë si një ilaς eksperimental për të trajtuar Eb0lën.