“Kam dalë në punë me pompën e gjirit me vete”, Jonida Shehu tregon se si ka filluar punë dy javë pas lindjes

Jonida Shehu tregoi për “Ëndërrtjerrësit” disa nga sfidat që ka kaluar gjatë karrierës por edhe jetës private.

Pas një periudhe disa mujore pauze në televizion për tu marrë me planet e saj për një fëmijë vendosi të rikthehej në ekran me një ofertë nga “Top Channel”.

Jonida do të drejtonte emisionin e pasdites ku në një periudhë në të cilën ishte dhe shtatzënë.Ajo tregoi se e ka kaluar periudhën e shtatzënisë në punë duke e çuar deri në fund misionin e nisur.

Gjatë pushimeve të sezonit të parë erdhi në jetë fëmija i saj dhe gjërat u bënë më të vështira.Ajo duhej të rikthehej në punë pas dy javësh dhe kësaj radhe me pompën e qumështit të gjirit me vete.“Pas dy javësh kam dalë në punë me pompën e gjirit me vete”, u shpreh Jonida.
Top Channel