“Рër poрullin tim jam loрë”, Ronela Hajati e mahnitur nga pritja që i bënë në Ѕрanjë (FOTO)

Si përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit , Ronela Hajati është aktualisht e angazhuar me para-festivalet e Eurovision ku së fundmi ka qenë në Barcelonë.

Në një InstaStory, Ronela duket se është shumë e kënaqur nga pritja që i kanë bërë atje ku ndër të tjera thotë se një pjesë e mirë ja dinë edhe këngën përmendësh.

Por nuk ndodh e njëjta gjë në Shqipëri, ku siç thotë vetë këngëtarja e quajnë “lopë dhe balenë”.

“Mirmëngjes! Sot kemi pre-fest eurovision në Barcelonë! Në një anë këtu kemi njerëz që e dinë këngën përmendësh, të sjellshëm, gazetarë shumë funny, të kujdessëhm. Dhe nga ana tjetër kemi popullin tim shqiptar surportues që janë të gjithë nutricionistë dhe përveç se për ta jam ‘lopë’, ‘balenë’ vazhdojnë me dilemat se si një këngëtare që performon mundtë dojë ‘një njeri që lexon’. Jam kaq e lumtur që ju kam, ju dua shumë”, shkruan Ronela Hajati./albeu.com/