I dhanë fund, kush është arsyeja e ndarjes së deputetes Adriana Matoshi me futbollistin (FOTO)

Prej ditësh, Adriana Matoshi dhe partneri i saj 20 vite më i ri, Keith Groeneveld kanë qenë në vëmendje të mediave rozë, ku u aludua se çifti i ka dhënë fund lidhjes.

Fillimisht lajmi u mohua, por detajet në rrjetet sociale tregonin se është e vërtetë. Më pas ishte futbollisti i cili pranoi ndarjen për Prive.

Ai la të nënkuptohej se mospërputhja ishte arsyeja kryesore e ndarjes edhe pse nuk u fut në detaje.

“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjesn sepse shumica prej tyre duan vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë”, tha ai.

Po pavarësisht ndarjes së rrugëve, Keith shton se ruan respekt të ndërsjellë për Adrianën, duke theksuar se shqiptarët e Kosovës duhet të jenë krenarë që përfaqësohen nga një grua si ajo në ulësen e Kuvendit të Kosovës.

“Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaluni! Edukoni veten dhe fëmijët tuaj. A doni që të ketë tumor prapë? Dhe krejt papritur, të gjithë ta përkrahin atë sërish.

Hipokrizi. Filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do doja të shprehë dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur sepse edhe ne ju duam juve. Zoti ju bekoftë”, ka thënë ish-futbollisti.

Adriana dhe Keith filluan lidhjen e tyre në pranverën e vitit 2020, por ajo u bë e ditur për publikun e gjerë në muajin tetor të atij viti.