Tezja shqiрtare “fluturon” niрin dhe mbesën nga ballkoni, раѕ tуre hidhet dhe vetë

Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e pazakontë është regjistruar në Egaleo të Greqisë. Një grua ka hedhur nipin dhe mbesën nga ballkoni dhe më pas është hedhur dhe vetë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një djalë dhe një vajzë, përkatësisht tre dhe pesë vjeç.

Tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital. Fëmijët fatmirësisht kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa 42-vjeçarja po trajtohet për shkak të plagëve në gjymtyrët e sipërme, ndërsa thuhet se ajo vuan nga problem të shëndetit mendor.