–





Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli feston sot ditëlindjen. Ai ka mbushur 38-vjeç dhe në ditën e tij të veçantë është surprizuar nga partnerja, lidhjen me të cilën e bëri publike në tetor të vitit që lamë pas.
Partnerja e ka zgjuar nga gjumi me këngën “It’s my birthday” dhe me shampanjë për të festuar. Renato ka ndarë në Instagram një video të këtij momenti, krahas së cilës ka shkruar: “Ja si të zgjon dashuria!”
Shefi i kuzhinës po e mban sekret identitetin e partneres dhe deri më tani nuk ka publikuar ende një foto pranë saj.




