“Doktori i mrekullive” bëhet baba për herë të parë, i vendos emrin fatsjellës

Me rolin e tij fitoi dashurinë e gjithë publikut jo vetëm në Turqi, por edhe në Shqipëri, por madje kudo në botë ku është transmetuar kjo telenovelë, që ishte vërtet ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim zakonisht.

Aktori turk Taner Olmez, i njohur për publikun si “Doktori i mrekullive” është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Ece Çesmioglu ka sjellë në jetë një vajzë.Vogëlushja ka lindur dje dhe mediat turke bëjnë të ditur se aktori nuk i ka mbajtur dot lotët nga gëzimi.

Çifti ka zbuluar se mes shumë emrave që kishin renditur, kanë zgjedhur emrin “Zejnep” për vajzën e tyre.Aktori tregoi se personat me këtë emër kanë sjellë shumë fat në jetën e tij prandaj ka vendosur ta quajë vajzën kështu. Çifti u kurorëzua në martesë në qershor të vitit të kaluar.

Kujtojmë se “Doktori i Mrekullive” ishte seriali i rekordeve në shikueshmëri dhe fitues i disa çmimeve për skenarin dhe aktorët më të mirë, ka fituar një vëmendje të madhe edhe në Shqipëri.Nuk na mbetet gjë tjetër vecse t’i urojmë jetë të gjatë Zejnep dhe shpresojmë që “Aliun” ta shohim sërish në ekran, pasi është me të vërtetë një aktor fantastik.