Bideni ushtarëve amerikanë në Poloni: Jeni më të mirët në botë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, amerikan Joe Biden ka vizituar trupat ushtarake të stacionuara afër kufirit Poloni-Ukrainë të premten dhe ka thënë se ata janë ushtarët më të mirë në botë.

Ushtarët amerikanë në Poloni po u ndihmojnë miliona refugjatëve ukrainas që po ikin nga shtëpitë e tyre për shkak të pushtimit rus.

Ndalja e parë e Bidenit ishte për drekë në një qendër të caktuar për ushtarët. Amerikanët po shërbejnë krahas trupave polake.

Atyre ua ka treguar një rrëfim për vizitën e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, kur ishte në Bagdad.