Fotoja që po bën xhiron e rrjetit, Biden ndalet në Poloni dhe ha një copë picë me ushtarët

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka ndryshuar ditën e sotme planet për shkak të mos mbërritjes së presidentit polak Andrzej Duda, avioni i të cilit u detyrua të kthehej në Varshavë për një ulje emergjente dhe tashmë ka mbërritur në kazermën Rzeszóë, ku strehohen trupat e divizionit të 82-të ajrore të SHBA-së të angazhuar në forcimin e krahut lindor të NATO-s.

Joe Biden, u ndal për të ngrënë një copë picë me ushtarët e divizionit të 82-të të ajrit me bazë në Poloni. Në takimin privat me ushtarakët, Biden u ul në tavolinë me ta dhe konsumoi një copë picë pa iu shpëtuar disa fotove. Pamjet e episodit, të përjetësuara nga vetë ushtarët, bënë menjëherë xhiron e internetit.

Teksa njoftohet ndër të tjera se Biden do të marrë pjesë më vonë në konferencën e planifikuar për krizën humanitare të Ukrainës me Dudën.

“Ajo që është në rrezik nuk është vetëm mbrojtja e Ukrainës, por demokracia në botë”, tha Joe Biden duke folur para trupave amerikane në Poloni, duke kujtuar se “ne jemi në mes të një beteje midis demokracive dhe autokracive”.