“Ne po shkojmë në kundërsulm”, këshilltari i qeverisë ukrainase optimist për luftën

Një këshilltar i qeverisë ukrainase dha një notë optimiste duke përshkruar ofensivat e fundit në rajonin përreth Kievit.

Forcat ukrainase dukej se kishin rimarrë territorin rreth vendbanimit të vogël të Lukianovka rreth 55 kilometra në lindje të kryeqytetit.

Në veriperëndim të Kievit, kryebashkiaku i Irpin tha se 80% e qytetit kontrollohej nga ushtria ukrainase, por shtoi se ai ishte ende nën zjarr të vazhdueshëm nga raketat ruse Grad.

Linjat mbrojtëse po mbaheshin, tha ai, me kundërsulm të organizuar. Në të njëjtën kohë, Denysenko raportoi sulme të mëtejshme ajrore ruse në jug të kryeqytetit, afër Vasylkiv, i cili është rreth 30 kilometra larg, dhe Bila Tserkva, rreth 70 kilometra larg.

Sipas Forcave të Armatosura të Ukrainës, përgjigja e Rusisë ndaj humbjeve të saj është vazhdimi i rritjes së numrit të trupave në Bjellorusinë fqinje, me shumë të dislokuar nga njësitë në lindje të Rusisë.