Na ka zënë frika të hamë vezë dhe pula, eksperti i teknologjisë ushqimore: Ja si të provoni nëse janë të infektuara apo jo

Na ka zënë frika të hamë vezë dhe pula, eksperti i teknologjisë ushqimore: Ja si të provoni nëse janë të infektuara apo jo
Prej disa ditësh, nëse keni shkuar në dyqane ose markete e keni vënë rë cmimin e vezëve.

Një kokërr vezë sot në Shqipëri kushton nga 30-45 lekë. Kjo rritje e ndjeshme ka ardhur si pasojë e ngordhjes masive së pulave për shkak të gripit të shpendëve.Me të drejtë, shqiptarët i kanë zënë frika tani për vezët dhe mishin e pulës, a duhet t’i konsumojmë tani apo jo? Si t’i dallojmë nëse janë të infektuara ose jo? Përgjigjen e këtyre dhe të tjera pyetjeve e ka dhënë drejtuesi i departamentit të Teknologjisë Ushqimore, profesor Abdyl Sinani.

I ftuar në “ëake Up”, Sinani tregoi me detaje se si të kuptojmë nëse veza apo mishi i pulës janë të infektuar dhe simptomat që mund të ketë një person prekur, megjithëse deri më tani s’ka as një person të prekur në vendin tonë.“Secili nga ju të çajë një vezë dhe nëse lëngu i vezës është i ngjitur me të verdhën, pra nuk është i lëngshëm, atëherë kjo vezë mund të hahet. Mirëpo duke patur parasysh situatën aktuale, me këtë sëmundje që është tani, asnjë vezë nuk duhet të konsumohet. Në këtë rast duhet t’i lëmë vezët fare.Mishi i pulës nuk duhet të jetë me ngjyrë të hirtë, por i verdhë.

Ai duhet të jetë i pangjitshëm. Merreni me doreza, e mos e bashkoni me ushqimet e tjera. Nëse e fusim prapë në frigorifer duhet rregulluar temperatura 4 gradë”, tregoi eksperti.Me pak fjalë duhet të bëni vetë kujdes nëse do konsumoni këto ditë mish pule ose vezë. Në fakt këto dy produkte ushqimore janë thuajse të përditshme në tavolinën e shqiptarëve, ndaj do jetë shumë e vështirë të mos i përdorim ato, por duhet bërë me kujdes.