




Shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, iu bëri thirrje 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian të vazhdojnë të armatosin ushtrinë e Ukrainës, transmeton Gazeta Metro.
”Rezistenca e Ukrainës është e jashtëzakonshme. Armata ruse nuk ka arritur të depërtojë më shumë se 200 kilometra larg bazave të tyre logjistike dhe ka humbur shumë ushtarë e tanke, kjo nga çkemi mundur të shohim nga satelitët dhe aeroplanët tanë” ka thënë Borrell në një intervistë për televizionin publik spanjoll TVE.I pyetur tutje nëse duhet që të vazhdohet që të dërgohet armatim ende ushtrisë së Ukrainës për të vazhduar suksesin e tyre Borrell s’kishte dyshime se po.“Kjo është më e rëndësishmja. Pasi gjithçka do të vendoset në 15 ditët e fundit”.





I shtyrë që të shpjegojë më tej e më konkret rreth këtij afati ai shtoi “që deshi të thotë se kjo nuk do të kryeht brenda 24 orëve”.
BE ka shtuar ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës me 500 milionë euro të tjera shtesë./gazetametro.net