Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

Rusia dhe Ukraina njoftojnë se kanë kryer shkëmbimin e parë të ushtarëve të kapur që nga fillimi i luftës një muaj më parë. “Dhjetë ushtarë ukrainas u shkëmbyen me 10 ushtarë rusë”, thanë zyrtarët.

Ndërkohë, në një shkëmbim tjetër, 11 marinarë civilë rusë të shpëtuar nga një anije që u mbyt në Odesa, u shkëmbyen me 19 detarë ukrainas, të kapur në një anije nga rusët që po përpiqeshin të merrnin në zotërim “Ishullin e Gjarpërinjve”.

Në fillim të kësaj jave, Rusia dhe Ukraina thanë se kishin shkëmbyer nëntë të burgosur rusë për kryebashkiakun e Melitopol, një qytet në Ukrainën juglindore që është kapur nga ushtria ruse