I është rritur shumë çmimi, Agron Llakaj tregon metodën ideale si të kurseni vajin

I është rritur shumë çmimi, Agron Llakaj tregon metodën ideale si të kurseni vajin
Shqipëria dhe e gjithë bota në fakt po përballet me një krizë të thellë ekonomike, që pasqyrohet direkt në rritjen e frikshme të cmimeve të produkteve bazike ushqimore dhe jo vetëm, po ashtu është rritur karburanti dhe energjia.

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në vendin tonë ka ngjallur një reagim të madh të qytetarëve, nisur edhe nga fakti që kjo do të ndikojë direkt në xhepat e tyre. Madje janë bërë dhe vazhdojnë ende proestat në disa qytete të Shqipërisë.

Një ndër produktet ushqimore që ka pasur rritje të madhe është vaji. Në marketet në gjithë Shqiëprinë, cmimi i vajit varion nga 310 lekë të vjetra deri në 400 lekë bidoni 1 litrosh.

Mirëpo ndërkohë që një pjesë e madhe e qytetarëve kanë nisur të blejnë sa më shumë vaj për të pasur rezervë në shtëpitë e tyre nga frika se mund të rritet akoma më shumë çmimi, nuk kanë munguar as ‘Memet’ dhe shakatë në rrjetet sociale.

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka ndarë një rrjetet sociale një video epike përmes së cilës iu tregon sesi të kurseni vajin në këto kohë të vështira, ku fjala kursim dëgjohet kudo e ngado.

Kjo metodë do iu hyjë më shumë në punë grave, pasi janë ato që merren më shumë me gatimin dhe për të mos pasur probleme me burrat do bënin mirë të fillonin e kursenin njësoj si në videon e mësipërme.