Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,60% në raport me vendimin e datës 23.3.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 3,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,571 den/kg dhe do të jetë 55,163 den/kg.

Nga data 25.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 82,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 84,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 84,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 81,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 55,163 (denarë/kilogram)

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 2,944 %, te nafta për 5,650 %, te vaji ekstra i lehtë për 5,694 % dhe te mazuti për 3,588%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,059%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 25.3.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.