Në vitin 2027 fillon puna për taksinë e parë fluturuese në botë me katër ulëse

Ajo që është quajtur si taksia e parë fluturuese me katër vende në botë është zbuluar nga një kompani inxhinierike sllovake — dhe mund të jetë në përdorim pas vetëm pesë vitesh.

AM NEXT i AeroMobil, i cili është modeli i dytë i mjetit gjysmë supermakine, gjysmë avion, është planifikuar të nisë në vitin 2027.

Është në gjendje të transformohet ndërmjet mënyrave në më pak se tre minuta.

Firma shpreson se shërbimi i saj ajror do t’u kursejë udhëtarëve kohë ‘të konsiderueshme’ kur udhëtojnë distanca prej 160 deri në 804 kilometra midis qyteteve të mëdha.