Astrologu parashikon νdekjen e Putinit: Ky është Data dhe vendi..

Në një intervistë në 2020-tën, astrologu ukrainas Vlad Ross kishte bërë disa parashikime për Ukrainën, si dhe liderët Volodimir Zelenski e Vladimir Putin. Vlad thoshte që Ukraina do të kalonte nëpër një periudhë shumë të vështirë gjatë presidencës Zelensky.

Ndërkohë, për Putinin profetizonte një të ardhme të zymtë, duke thënë se lideri i Kremlinit do të shuhet në bunkerin e tij në 2022-shin.”Pas zhdukjes së Putinit, do të kemi menjëherë paqe me Rusinë e do të vulosim marrëveshje mjaft të favorshme, përfshire dhe ekonomike”, thoshte ai.

Por sesa do të dalin të vërteta këto parashikime, kjo mbetet për t`u parë. Presidenti Vladimir Putin thotë se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë është thelbësor për të garantuar sigurinë ruse pasi Shtetet e Bashkuara zgjeruan anëtarësimin në NATO deri në kufijtë e Rusisë dhe mbështetën liderët pro-perëndimorë në Kiev.

Shumë shtete perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës në përpjekje për të ndalur pushtimin e paprovokuar dhe dëmet e mëdha në civilë dhe infrastrukturë të shkaktuara që nga 24 shkurti.