FOTO/ Çfarë рo ndodh? 3 kuaj të zinj në derë të Krуeministriѕë, zbulohet arѕуeja

Ditën e sotme kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë kalimtarë tre kuaj të zinj, të cilët ishin vendosur para Kryeministrisë.Mësohet se këta kuajt janë pjesë e ekspozitës “Leviatani mekanik” e cila do të çelet ditën e sotme në Qendrën për Hapje dhe Dialog. Autori i Ekspozitës është artisti Ergys Krisiko, ndërsa kuratore është Ajola Xoxa.

Krijesa mitologjike e Leviatanit është një përbindësh nënujor i përmendur për herë të parë në Testamentin e Vjetër Biblik. Ashtu si dhe është shpjeguar në tekstin kuratorial, kjo krijesë është simbol i fuqisë së madhe krijuese të Zotit, por ka edhe anën e errët, pasi shihet gjithashtu edhe si një bishë demoniake dhe e aftë për të vrаarë.

Që publiku të ndiejë praninë e veprës, e të reflektojë rreth fuqisë së “Leviatanit”, nëse ajo është e errët apo e padëmshme, jashtë kryeministrisë vendosen edhe tri kuajt.

Pyetja që shtrohet në tekstin shoqërues lidhur me tri krijesat që kanë një pamje të qetë, e qëndrojnë “duke ngrënë bar”, është : E nëse këta mbretër të natyrës së egër nuk kanë frikë përballë Levatianit të madh, pse duhet të ketë vizitori?