“Është shtuar shumë këto kohë!” Çfarë fshihet pas fenomenit me trupin tonë që po shqetëson qytetarët

Në rrjetet sociale ka filluar të diskutohet shumë mbi shkarkesat elektrike që bën trupi jonë kur ka kontakt me një person tjetër apo një send metalik që ka kontakt me tokën. Diskutimet janë të ndryshme, madje ka prej tyre që e lidhin me luftrat dhe pandeminë duke theksuar se fenomeni është shtuar shumë kohët e fundit, por sa qendrojnë këto pretendime dhe a është e vërtetë se kemi të bëjmë me një aktivitet të nxitur nga faktorë të jashtëm?

Bëhet fjalë pikërisht për elektricitetin statik, i cili nuk është i dukshëm, por bën pjesë në jetën tonë dhe ekzistojnë metoda për të shmangur këtë fenomen të bezdisshëm.

Trupi i njeriut manifeston shkarkime elektrike statike që janë rezultat i një ndryshimi të mundshëm ekzistues mes një ngarkese pozitive me atë negative. Në të dyja rastet ekziston një elektron në dispozicion për të neutralizuar një ngarkesë pozitive.

Në muajt ku moti është i ftohtë dhe i thatë, mund të ndodhët që shkarkimet elektrostatike të jenë më të shpeshta, por mund ta rregullojmë këtë lloj problemi.