Rusia kërсënon BE-në me “bukën e gojës”, por cili është prodhuesi më i madh i grurit në botë? Zbardhet tabela

Tashmë dihet se prodhimi bujqësor është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, që përbën 3% të PBB-së në botë dhe pothuajse 30% të punësimit global.

Një nga drithrat më të kultivuar në botë është gruri, i cili mund të përdoret për të bërë produkte të tilla, si bukë dhe produkte të pjekura, ku hyjnë mbi 100 mijë lloje të tjera produktesh me këtë përbërje.

Duke qenë se tani bota po përballet me një krizë të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, gruri është një nga produktet që parashihet të jetë i kushtushëm dhe shtetet evropiane të kenë krizë për të në vitin 2022.

Janë siguruar statistikat e sakta nga DPA-Grafik/BZ/RE, sipas së cilës, në çdo vit rendit shtetet që prodhojnë më shumë grurë.

Primatin kryesor e mban shteti i Kinës, për vite me radhë. Sipas statistikave, Kina është e para me 134.3 milionë tonë grurë vetëm për një vit,

Vendin e dytë e zë shteti i Indisë, me sipërfaqën më të madhe të tokave të mbjellave me grurë në botë, por me rendimente vjetore është e dyta, pas Kinës, për shkak të klimës, me 107.6 milionë tonë grurë në një vit.

Rusia, shteti që tani më i ka shpallur luftë Ukrainës, është shteti i tretë që prodhon më shumë grurë, me 85.9 milionë tonë.

Vlen të theksohet se ky shtet është eksportuesi më i madh i këtij produkti në Evropë dhe sanksionet e vendosura të shteteve të BE-së drejt Rusisë, do ta bëjë më të ndjeshme çmimin dhe krizën e miellit në tërë Evropën me ndalimin e eksportit.

SHBA dhe Kanada janë në vendet 4 dhe 5, ndërkohë shtetet evropiane, si Franca, Ukraina, Gjermania dhe Turqia janë në top 10 e parë të rendimenteve më të larta të grurit.