Vuçiç i “kërkon ndihmë” Shqipërisë: Po mendojmë importin e naftës nëpërmjet portit të Durrësit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia po shqyrton mundësinë e importit të naftës nga Lindja e Mesme, por përmes portit të Durrësit, në vendin tonë.

Duke folur për Radio Televizionin Vojvoda, Vuçiç theksoi se tashmë ishte në bisedime me partnerë nga Lindja e Mesme për mundësinë e importimit të naftës nga Serbia, e po ashtu është në negociata me plan shqiptare për dërgimin e saj në vendin e tyre përmes portit të Durrësit.

“Po diskutojmë importin e naftës nga Lindja e Mesme nëpërmjet portit të Durrësit. Tashmë po flas me miqtë tanë nga Lindja e Mesme për të importuar naftë prej tyre dhe po kërkojmë. Mënyra më e mirë dhe më e lehtë është të shkosh në Durrës. Tani po shikojmë se si të organizojmë transportin nga Durrësi, nëse kemi bote dhe automjete, një mënyrë tjetër për ta bërë këtë”,- tha Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia duhet të importojë sasi të mëdha nafte çdo ditë.