Të moѕhuarin e lë zemra në hotel vëllai e gjen të vdekur në dhomë

Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një hotel mes zonës së “21 Dhjetorit” dhe “Rrugës së Kavajës”. 65 vjeçari është gjetur i v dekur në dhomë nga i vëllai i tij.

“Më datë 24.03.2022, në një hotel në rrugën “Frosina Plaku”, nga vëllai i tij, është gjetur në dhomë, pa shenja jete, shtetasi Sh. A., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se v dekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës