Vajza e tij рozon me ngjуrat e Ukrainës/ Zhduket Miniѕtri ruѕ i Mbrojtjeѕ – ka kodet bërthamore

Lufta e Vladimir Putinit në Ukrainë u zhyt në një krizë më të thellë sot mes raporteve se Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu është zhdukur, siç thuhet pas ‘problemeve në zemër’.

Ai nuk është parë prej 12 ditësh dhe në TV janë shfaqur pamjet dhe fotografitë e vjetra, thonë mediat opozitare. Kjo vjen pasi u zbulua se Putin kishte filluar një gjueti shtrigash në rrethin e tij të brendshëm dhe po bëhej i kujdesshëm ndaj aleatëve të ngushtë, pasi SHBA dhe Britania morën rrjedhje të planeve të tij ushtarake, shkruan DailyMail, përcjellë “Bota sot”.

Ndër ata që u ngjallën dyshime ishte Shoigu, i cili është në krye të operacionit të përgjakshëm ushtarak në Ukrainë, i cili besohet se ka çuar në vdekjen e më shumë se 10,000 trupave ruse dhe vdekjen masive të civilëve. Daljet e tij publike janë kufizuar ndjeshëm javën e kaluar, ndërsa vajza e tij e vogël Ksenia, 31 vjeçe, u pa duke pozuar me ngjyrat ukrainase blu dhe të verdhë.

Më 18 mars, Shoigu, 66 vjeç, u përmend në një raport në faqen e Kremlinit duke thënë se ai dhe Putin kishin diskutuar ‘përparimin e operacionit special në Ukrainë’ me anëtarët e përhershëm të këshillit të sigurisë. Por videot dhe fotot nuk u shfaqën.

Në të njëjtën ditë, Channel One transmetoi një histori në lidhje me prezantimin e çmimeve nga Shoigu, por një imazh i përdorur me raportin ishte i njëjtë me atë të treguar më 11 mars, shkruan më tej DailyMail.

Më herët gjatë luftës ai kishte qenë më i pranishëm në publik dhe i cituar shpesh nga mediat. “Rrethi i tij tha se ai nuk ishte mirë – me probleme në zemër”, i tha gazetës investigative Agentstvo një burim i afërt me ministrin. Shoigu shihet si një nga aleatët më të afërt dhe më besnikë të Putinit.

Në mesin e atyre që ngjallin dyshime është aleati i ngushtë i Putinit, Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, (foto në pushime së bashku) i cili është në krye të operacionit të përgjakshëm ushtarak në Ukrainë, i cili besohet se ka çuar në v dekjen e më shumë se 10,000 trupave dhe v dekjen masive të civilëve.

Megjithatë, janë shfaqur tensione për zhvillimin e luftës mes Putinit dhe Shoigu, si dhe shefat e tjerë kryesorë të ushtrisë dhe Shërbimit Intelegjent rus.

Poashtu, Shoigu është ai që ka kodin bërthamor të nevojshëm për lëshimin e raketave atomike ruse./Bota sot