“Ne do të fitojmë”, kryeministri Rama shpërndan videon e presidentit Zelensky

“Ne do të fitojmë. Do të ketë shtëpi të reja. Qytete të reja!”

Kështu nis video 100 sekondëshe e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, e cila synon të motivojë vendasit për të ardhmen pas luftës.

Kjo video është shpërndarë dhe nga kryeministri Edi Rama.

“Mirëmëngjes, dhe me këto 100 sekonda që nuk duhen humbur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë dhe ndan pamjet e mëposhtme.