Beatrix përlotet kur pa çfarë kanë bërë fansat e saj për të: Ndihem e bekuar

Beatrix Ramosaj është për momentin një nga emrat më të lakuar në shoubizin shqiptar, pas pjesëmarrejes në Big Brother Vip dhe historisë së dashurisë me Donaldin, e cila zgjati shumë pak, por bëri shumë bujë.

Këngëtarja nga Kosova ka bërë për vete shumë fansa e admirues të cilët e ndjekin gjithmonë, e mbështesin, i shkruajnë, e ndjekin në eventet e saj, madje i bëjnë edhe dhurata.

Ka qenë vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram ku tregon buqetën me lule që ka marrë, disa dhurata të tjerë dhe një letër për të. Mjaft e emocionuar, ajo i ka falënderuar publikisht.

“Fjalët nuk mund të shprehin sa e bekuar ndihem që kam fansa kaq besnikë. Kur isha në nivelin më të ulët, fansat e mi ishin engjëjt e mi. Ju dua shumë. Bota ime është më e bukur sepse ju jeni në të. Zemra ime është e mbushur tani.

Faleminderit nga thellësia e zemrës për çdo minute të kohës tuaj që më dedikoni mua dhe të gjithë dashurinë pa kushte që më dhuroni! Ju dua tani dhe përgjithmonë”, shkruan Beatrix.

Ndërkohë, këngëtarja aktualisht është duke punuar për projekte të reja muzikore, kënga e saj e fundit është “Faj” që ishte dedikimi për ish-partnerin Donaldin u prit mjaft mirë nga publiku.