Gjunjëzohet ekonomia e Rusisë – qytetarët presin në radhë të gjata për sheqer

Kolona të gjata të qytetarëve rusë duke pritur në radhë për të blerë sheqer pranë marketeve janë parë ditët e fundit.

E duket se Rusia ka filluar t’i ndjejë efektet e para të sanksioneve, ku qytetarët po presin me orë të tëra për ta blerë një artikull ushqimor – pasi që në masë të madhe ka mungesë të tyre.

Thasët me sheqer e miell janë të paktë, kështu të paktën pretendojnë menaxherët e marketeve nëpër qytetet ruse, shkruan Insajderi.

Edhe ata pak kur shfaqen nëpër rafte, qytetarët për pak sa nuk rrahen se kush do t’i merr i pari, që është një skenë e ngjashme sikurse në kohën kur po i vinte fundit Bashkimit Sovjetik.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin një moment të tillë në një market në Rusi, ku qytetarët vrapojnë për të siguruar pesë kilogramë sheqer.