VIDEO/ 25-vjeçarja ѕulmohet brutaliѕht nga qeni i ѕај “Рit Bull”

Një vajzë 25-vjeçare nga Kolumbia është sulmuar nga qeni i saj dhe për pak ka humbur jetën.

Pronarja e qenit ishte duke lidhur këpucët e saj kur ajo u sulmua papritur nga qeni i saj “Pitbull”. Ajo arriti të dilte nga banesa e saj duke kërkuar dikë që ta ndihmonte . Më në fund ajo arriti në ashensor, ku qeni i saj sulmoi sërish dhe u regjistrua nga kamera e vëzhgimit.

“Reagimi i saj ishte të zvarritej deri te dera dhe të dilte në korridor, duke shpresuar se dikush do t’i vinte në ndihmë ,” tha një burim i policisë së qytetit Cucuta për La Opinion.

Qeni katërvjeçar nuk e ka ndalur sulmin as jashtë banesës. Edhe në ashensor ai vazhdonte ta kafshonte në dorën e majtë. Gruaja u përpoq të shtynte pit Bullin duke i vendosur dorën e djathtë në fytyrë dhe më pas tentoi të shtypte butonin e ashensorit.

Më pas kanë qenë fqinjët ata që i kanë ardhur në ndihmë duke larguar edhe qenin. Policia tha se 25-vjeçarja pësoi fraktura në gishtat e dorës së djathtë, fraktura të shumta në të majtë dhe lëndime në gjymtyrët e sipërme.