νrau 47-vjeçaren shqiptare, gjykata jep dënimin për ish-efektivin e policisë

Një vit më parë, një ish-efektiv policie u vu në pranga në Itali për një ngjarje të rëndë. Ai u a kuzua se i mori jetën një shtetaseje shqiptare dhe Policia e kapi pak më vonë. Ish-polici e refuzoi a kuzën derisa erdhi dhe u përball me gjykatën italiane dhe më pas e pranoi, duke dhënë edhe detaje nga konfIiktet mes tij dhe gruas që ai i mori jetën.

Prokuroria ka mundur të faktojë një mori të dhënash që janë vendosur kundër tij, fakte këto që e kanë bërë gjykatën të marrë një vendim për dënim të rëndë. Sipas të dhënave të mediave italiane, mësohet se Gjykata e ka dë nuar me 24 vite bu rg ish-efektivin e Policisë, Alfred Kipe, pasi në 7 shkurt 2021 ka v rarë partneren e tij, Luljeta Heshta, 47 vjeçe.

Ish-polici 44-vjeçar shqiptar u dënua në shkallë të parë me 24 vite bu rg nga Gjykata e Milanos. I pranishëm në seancën e fundit, para se gjykatësi të lexonte vendimin, 44-vjeçari tha se i vinte shumë keq për atë që kishte bërë. Vi ktima 47- vjeçare mësohet se punonte si pro stitutë në Milano dhe më 7 shkurt u godit 5 herë me th ikë e më pas u tërhoq zvarrë nga një person që ishte i veshur me të zeza, i cili rezultoi të ishte Alfred Kipe.

Ky i fundit u filmua më pas, duke u larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk e pranoi k rimin deri në seancat e gjykatës. Shqiptarja v diq në spital disa minuta pas ngjarjes, duke mos u mbijetuar pIagëve të marra./panorama