Ndryshojnë sërish çmimet e naftës dhe benzinës! Ja sa do të jenë deri më 25 Mars

Bordi i Transparencës në vendin tonë është mbledhur sot duke vendosur çmimet e shitjes së karburanteve deri më 25 Mars.

Kështu në mbledhjen e sotme është vendosur rritja e çmimit të naftës dhe benzinës për dy ditët e ardhshme.

Një litër naftë do të shitet për 233 lekë ndërsa benzina do të shitet me 218 lekë për litër.

Ndërkohë çmimi i gazit vijon të mbetet i pandryshuar prej disa mbledhjesh radhazi të bordit të transparencës.

VENDIMI I BORDIT

Bordi i Transparencës i mbledhur sot në datë 23 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Më poshtë pasqyron çmimet e tregtimit të karburanteve në bursë, për

Gazoil : Cmimi në bursë në datë 22 Mars ka qënë 1,204 $/Ton, i cili është rritur me 231 $ nga datë 16 Mars 2022 kur ka qënë 973 $/Ton .

Benzinë : Cmimi në bursë në datë 22 Mars ka qënë 1,086 $/Ton, i cili është rritur me 113 $ nga datë 16 Mars kur ka qënë 973 $/Ton

Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, në datë 23 mars 2022, në mbledhjen e tij të rradhës, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

1.Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 227 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 208 lekë/liter.

2. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 23 mars -25 mars 2022, të jetë 233 lekë/litri.

3. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 218 lekë/litri.

4. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 23 Mars, ndërkohë që mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e Premte, datë 25.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.