Edhe sot vendim për çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut sot do të marrë një vendim të ri për çmimet e karburanteve.

Vendimi do të jetë i vlefshëm nga sonte në mesnatë. Siç informojnë nga KRRE, parakushtet për marrjen e një vendimi të ri janë plotësuar.

“Janë plotësuar parakushtet, KRRE do të mbajë një seancë në të cilën do të marrë vendimin e duhur për çmimin e derivateve të naftës”, tha Marina Uzunov, zëdhënëse e KRRE.