Zyrtari rus: Do përdorim armë bërthamore vetëm nëse na kërcënohet ekzistenca si shtet

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se askush nuk e ka menduar ndonjëherë se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë do të zgjaste vetëm disa ditë. Për çështjen e armëve bërthamore, e cila është ngritur vazhdimisht që nga fillimi i luftës, ai tha se Rusia do t’i përdorte ato vetëm nëse do të kërcënohej ekzistenca e vetë vendit.

Peskov përsëriti gjithashtu kërkesat e Putinit, duke thënë se qëllimet kryesore të operacionit janë të heqin qafe potencialin ushtarak të Ukrainës, për të siguruar që Ukraina të jetë një vend neutral.

Ai gjithashtu pohoi se Rusia ka sulmuar vetëm objektiva ushtarake, pavarësisht se në raporteve të shumta thuhet se Rusia ka sulmuar edhe civilë.