Pa Gjūrme i shfaq imazhin e fëmijëve, shрërthen në lot babai: Hiqini fotot! (Video)

Josif Niçka është 67-vjecari i cili pasi ka humbur kontaktet me dy fëmijët iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për ndihmë.

Që prej vitit 2018, ai nuk ka më asnjë informacion se ku ndodhen sot djali 27 vjeç dhe vajza 21 vjeçe. Pas di vorcit të prindërve, në vitin 2005 jetuan me nënën e tyre dhe jetuan në banesën e babait në Tiranë, duke patur komunikime të vazhdueshme me të. Ai vendosi ta strehojë në banesën e tij ish-gruan, gjest të cilin ai e bëri vetëm për hir të fëmijëve, që ata të jetonin mirë dhe të sigurt.

Josifi emigroi në Greqi, ku punonte në pothujase të gjithë muajt e vitit. Pak kohë pasi u kthye në Shqipëri, në vitin 2014, Josifi vihet në pranga, me a kuzën “dh unë në familje”. Ai dënohet 2 vite, por kryen vetëm 1 muaj e 8 ditë. Kur lë qelinë, përmbarimi i kishte nxjerrë në ankand shtëpinë e tij dhe pasi u shit, Elida mori pjesën e saj prej 42 milion lekësh të vjetra.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ajo i mori Josifit edhe gjënë më të shtrenjtë që ai kishte në jetë edhe fëmijët.

Teksa rrëfen këtë histori në program, ’Pa Gjurmë’ shfaq për 67-vjecarin fotot më të fundit nga fëmijëte e tij.

Josif Niçka shрërthen në lot nga malli që I djeg shpirtin. Ai kërko që të hiqen menjëherë fotot nga ekrani, pasi për të bëhet i pamundur rrëfimi.

VIDEO