Kohë të rënda- Esat Baushtella i Tik Tok’ut ndiqet live më shumë se sa Kurti

Një prej rrjeteve më të popullarizuara ndër shqiptarë është “Tik-Toku”. Në këtë platformë e cila shërben kryesisht për publikim të videove argëtuese dhe gara në mes përdoruesish, së fundi është bërë viral djaloshi kosovar me emrin Esat, e të cilin e thërrasin edhe “Esat Baushtella”, meqë punon në ndërtim, shkruan Insajderi.

Shprehjet që përdor Esati gjatë garave në “Tik Tok” kundër “rivalëve” të tij, kanë bërë që Esati të bëhet shumë i ndjekur. Në një prej video përballjeve, Esatin në kohë reale në “Tik-Tok”, e kanë ndjekur më shumë se 40 mijë persona, që është një shikueshmëri shumë e lartë, kur merret parasysh që përmbajtja e videove është pa ndonjë far vlere.

Megjithatë, më herët ka qenë Albin Kurti, njeriu i rekordeve televizive. Intervistat e Kurtit para se të bëhej kryeministër herën e dytë, shiqoheshin me një interes të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, kur Kurti i ka bëre fiks një vit si kryeministër, intervistat e tij nuk po ndiqen me interesin e dikurshëm nga përkrahësit e VV-së.

Në intervistën e sotme në televizionin publik, Kurtin nuk e kanë shquar as 10 mijë persona në kohë reale, kjo mbase për shkak të përformancës së tij si kryeministër për këtë periudhë dhe pritshmërive shumë të mëdha qe kishte krijuar./Insajderi.org/