“O emigrantë, nëse nuk ju pëlqen Shqipëria, mos u ktheni më! Mjaft u morët me ne!”

Ndersa avioni i afrohej Rinasit, degjoj nje shqiptare nga keto qe jeton ne Angli. Tha nje fjali qe nuk me pelqeu aspak: “Sa qytet i shemtuar eshte kjo Tirana!”Nje pyetje kam per ju qe vini çdo vere: “Kur nuk ju pelqen, pse ktheheni more?

Na lini rehat neve qe jetojme ketu ne kete ‘shemtine’ tone”.Se nuk e di per ju, por une nuk i nderroj me asnje vend te botes rrugicat e Shkodres, qetesine e Shirokes, reren e Velipojes, magjepsjen e Valbones, lartesine e kanioneve te Osumit, mengjesin e Livadhit, ngjyrat e Dhermiut, gurgullimen e lumit te Shales.

Po aventuren e Thethit, freskine e Dajtit, rrugicat e Liqenit, shetitjen e pedonales, bardhesine e Voskopojes, madje as ate kafenene e perhershme qe me eshte bere si shtepi.Aty takoj njerezit me te dashur.

Se ngado qe shkoj, edhe pse mahnitem, prape mezi pres te kthehem tek ajo kafene e te gjithçka qe eshte e imja po aq sa e juaja.Ky shkrim që sapo lexuat është shkruar nga gazetarja Erjona Rusi, prezantuese e programit “Shqipëria Live” në televizionin TCH. Sa prej jush janë dakord me të?