E quajtën “loрë” dhe “të ѕhëndoѕhë”, tani Ronela u рërgjigjet “gojëve të liga”

Këngëtarja Ronela Hajati është një nga artistet më të njohura në skenën shqiptare. Ajo dallon për energjitë e saj shpërthyese në performancë ku elektrizon skenën.

Këngëtarja që do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Sekret”, një këngë e pritur me komente negative por edhe pozitive nga shumë të tjerë, i ka ndodhur diçka e papritur në një koncert që po mbante, teksa performonte njërën nga këngët e saj.

Gjatë performancës këngëtarja është rrëzuar në skenë, ndonëse ajo e ka kaluar me sportivitet këtë situatë. Ky moment është filmuar nga të pranishmit, ndërsa po bën bujë në rrjetet sociale.

Mirëpo përveç videos ku Ronela ka rënë në skenë, komentet sidomos në rrjetin social Tiktok kanë vërshuar prej disa javësh tashmë mjaft të këqija dhe bullizuese për peshën e këngëtares.

Epo për të gjithë “gojët e liga” Ronela ka dy fjalë dhe një video, ku vlen të theksohet se jo shumë artistë shqiptarë e të huaj do e bënin.

“Për të gjithë ju që u “shqetësuat” për peshën time, këtu keni një pjesa nga gusha ime”, shkruan Ronela.