Historia që ka prekur shumë njerez: Ky është një tregim që duhet ta lexojë çdo person, sidomos gratë!‎

Një grua e re që sapo u martua, në një ditë të nxehtë vere erdhi për ta vizituar nënën e saj. ‎Ajo u ul në kolltuk dhe derisa pinte çaj të ftohtë, filluan bisedën për jetën, për martesën, për ‎përgjegjësitë dhe detyrimet e njerëzve të pjekur.‎

Nëna e menduar po i përziente copat e akullit në gotën e saj, pastaj e shikoi vajzën e saj ‎me qartësi dhe maturi.‎

‎”Mos i harro kurrë shoqet tua!”, i tha ajo.‎..

‎”Ato do të jenë gjithnjë e më të rëndësishme për ty, teksa bëhesh më e vjetër. Sado që ta ‎duash burrin tënd, pa marrë parasysh sa i don fëmijët tu, ato ende do të nevojiten. Kujtohu ‎që herë pas here të dalësh me to diku, që edhe më tutje të shoqërohesh me to. Dhe mos ‎harro, se shoqet tua nuk janë vetëm shoqe, ata janë edhe motrat tua, vajzat tua, edhe të ‎afërmet tua. Do të nevojiten gra të tjera. Gratë gjithmonë kanë nevojë për gra të tjera! “‎

‎”Çfarë këshille e marrë”, mendoi vajza.‎

‎”A nuk u martova tash së shpejti? A nuk kam hyrë tash së shpejti në botën e çifteve? Për ‎hir të Zotit, unë jam grua e martuar, e rritur! Unë nuk jam një zog i vogël që ka nevojë për ‎shoqëri! Burri im dhe familja ime me siguri do të jenë gjithçka që më duhet, që jeta ime të ‎merr kuptim të vërtetë.”‎

Por, megjithatë, ajo e dëgjoi nënën e saj dhe vazhdoi të mbante kontakte me shoqet e saj.‎

Duke kaluar vitet njëri pas tjetrit, ajo ngadalë filloi ta kuptonte se nëna e saj, në fakt, e dinte ‎saktësisht se çka po thoshte. Derisa koha dhe natyra sjellin ndryshime në jetën e secilës ‎grua, shoqet mbeten mbështetja më e madhe për të.‎
Në të 40-at e saj, ja se çka mësoi ajo:‎

Koha kalon.
Jeta po ndodh.
Distanca ndahet.
Femijet rriten.
Dashuria zbehet.
Zemrat thyen.
Punt vijne dhe kalojne.
Karrierat mbarojne.
Prinderit vdesin.
Koleget i harrojne sherbimet.
Burrat kane boten e tyre.

Kurse shoqet qèndrojnè me ty, pavarèsisht se sa
kohè dhe kilometra janè larg teje. Shoqja kurre nuk èshtè aq larg sa qè nuk mund te jetè me ty, kur te jetè e nevojshme.

Derisa duhet tè shkosh asaj rruge tè vetmuar gë
quhet jetè dhe kur duhet te shkosh e vetme, shogettua do te jenè aty, pèrgjatè rrugès, duke tebrohoritur, duke u lutur pèr ty, duke u perpjekur rreth teje, duke u angazhuar pèr ty dhe duke te pritur ty nè fund tè rrugès me krahe tè hapur. Kursendonjeherè edhe rregullat do t’i thyejne pèr ty