Festojnë sot 15 vjetorin bashkë, Miriami i bën dedikimin që na emocionoi neve dhe jo më Albanin

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga ciftet e shoubizit më të pëlqyer në gjithë trojet shqiptare. Sot, për ta është ditë feste.Cifti feston 15 vjetorin bashkë.

Ka qenë Miriami ajo që i ka bërë bashlëshortit të saj dedikimin e bukur me rastin e 15 vjetorit të tyre.“15 vjet sot. As edhe 1 dite nuk mundem me ta imagjinoj pa ty. Faleminderit qe i dhe jetes time ngjyrat me te bukura. Te dua pak me shume se dje, me pak se neser“- shkruan Miriami.

Postimi është shoqëruar me foto ndër vite të ciftit dhe sigurisht që komentet e bukura dhe urimet kanë qenë të panumërta.Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë prindër të dy fëmijëve, vajza që quhet Ameli dhe djali që quhet Duam. Pra, mund të themi se janë një cift dhe familje perfekte.

Tashmë duhet të presim se cfarë dedikimi do bëjë Albani me rastin e 15 vjetorit, duke ditur që është goxha tip romantik…