Flori Mumajesi kapet mat duke u puthur me moderatoren e njohur

Flori Mumajesi ka qenë i ftuar së fundmi në dasmën e një biznesmeni shqiptar, i cili zgjodhi ta kurorëzojë dashurinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Flori ndodhej atje së bashku me grupin e tij “Three Dots”. Të ftuar në këtë dasmë kanë qenë edhe disa prej fytyrave publike, ndër to edhe moderatorja kosovare, Liberta Spahiu.

Në një video të publikuar nga “Gazeta Express”, shihet në një moment Flori, i cili shkon pranë moderatores me të cilën shkëmbejnë puthje.

Kujtojmë që disa herë në media rozë është përfolur për një lidhje të mundshme në mes dyshes, por që nuk u konfirmua asnjëherë.