Zyrtari amerikan: Rusët kanë probleme me municionet, raketat e tyre nuk po godasin objektivat

Një zyrtar i lartë amerikan ka zbuluar se rusët kanë probleme me furnizimin me municione, duke nënkuptuar raketat precize.

CNN bën me dije se zyrtari amerikan ka thënë se prej disa ditësh forcat ruse nuk kanë mundur të furnizohen me raketa me precizion të lartë , ndryshe nga ‘bombat memece’ që po përdorin deri tani, por që nuk kanë saktësinë e duhur, pasi nuk ndjekin objektin.

Sipas zyrtarit disa nga municionet e tyre të drejtuara me saktësi po dështojnë të lëshohen, ose nuk po arrijnë të godasin objektivin, ose nuk po shpërthejnë në kontakt.

“Ata kanë përdorur “pak” nga furnizimet e tyre “raketë lundrimi, raketa lundrimi ajrore” dhe kanë parë një “numër të konsiderueshëm dështimesh” të atyre municioneve”, tha zyrtari.

/Abcnews.al/