Raketa ruse përfundon në një kuzhinë në Kharkiv

Një raketë e pashpërthyer përfundoi në kuzhinën e një shtëpie në Kharkiv të Ukrainës, ka njoftuar Dailymail të dielën (20 mars).

Siç bëhet e ditur, në vend të ngjarjes kanë dalë autoritetet ukrainase për ta hequr armën ruse.

Kharkivi është në mesin e qyteteve që janë shkatërruar nga forcat ruse.

Një pjesë e madhe e banorëve kanë ikur refugjatë, derisa trupat ushtarake ukrainase po e vijojnë rezistencën.