Kush është gjyshja e para apo e dyta?

Të jesh një gjyshe e re ka kënaqësite e veta, por edhe ‘telashet’.

Një grua me 5 fëmijë në Britani mund të konsiderohet tashmë gjyshja më e re në Britaninë e Madhe pasi vajza e saj solli në jetë një fëmijë.

Kelly Healey është 30 vjeç, ndërsa vajza e saj Skye Salter, lindi Bailey në moshën 14-vjeçare.

30-vjeçarja Healey tregon se i ofroi mbështetje vajzës kur mësoi se po priste një fëmijë dhe tregon duke qeshur se nuk është ende gati për t’u ndjerë gjyshe.

“Gjithçka që mund të bëja ishte të ofroj dashuri dhe mbështetje. Si nënë, ti merresh vetëm me këto gjëra. Bëj sikur jam në fillim të të 20-ave, kështu që nuk ndihem mirë të jesh gjyshe. Miqtë e mi mendojnë se është qesharake që kam një nip. Ai gjithmonë ngatërrohet me djalin tim”-shprehet 30-vjeçarja.

“Miqtë e mi mendojnë se është qesharake që kam një nip. Ai gjithmonë ngatërrohet me djalin tim”, thekson ajo.