Ѕhрërthimi në qendrën tregtare, një perѕon nхirret i gjallë nga rrënojat

Të paktën gjashtë persona u v ranë pas bombardimit të një qendre tregtare në kryeqytetin Ukrainës , Kiev.

Ndërtesa 10-katëshe u godit nga një shpërthim i fuqishëm gjatë natës. Shërbimet e urgjencës shtetërore të Ukrainës thanë se morën një telefonatë në orën 22:48 se një zjarr kishte shpërthyer në disa shtëpi dhe në një qendër tregtare.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, konfirmoi raportet, duke thënë se u dëgjuan “disa shpërthime”, duke shpërndarë një foto të shpërthimit.

Pamjet e kamerave të sigurisë treguan gjithashtu një shpërthim masiv dhe re tymi, të ndjekur nga një seri shpërthimesh më të vogla.

Zjarrfikësit nxorrën të paktën një person të gjallë nga rrënojat, sipas pamjeve të publikuara nga shërbimet e urgjencës.

Fqinjët në një bllok banimi, dritaret e të cilit u thyen nga shpërthimi thanë se kishin parë një raketë të lëvizshme pranë qendrës tregtare për disa ditë më parë.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet nën rrënoja./Opinion.al