Kush është Anetta Berisha, 20 vjeçarja që po mahnit në botë me bukurinë e saj?

Një person me ndikim është dikush që ka krijuar një reputacion rreth një komuniteti. Shpesh ata janë edhe ambasador të një marke të caktuar.

Pjesë e kësaj industrie me një sukses shumë të madh është edhe modelja me prejardhje nga Kosova, Anetta Berisha.

Vetëm 20 vjeçare, ajo ka arritur të mbledh plot 324 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram dhe të krijoj koleksionin e saj të parë në bashkëpunim me një markë rrobash.

Në një intervistë për Telegrafin, Anetta tregon më shumë se si vendosi t’i bashkohej këtij profesioni, vështirësitë që ka hasur në fillimet e saj, si dhe planet e së ardhmes.

Meqenëse nuk kemi njohuri të mjaftueshme – a mund të bësh një prezantim të shkurtër për lexuesit e Telegrafit. Kush është Anetta Berisha?

Unë jam Anetta Berisha, 20 vjeçare, jam në përfundim të studimeve për biznes. Kam lindur dhe jam rritu në Londër, por me prejardhje jam nga Kosova.

Si filloi eksperienca juaj në fushën e modës?

Me modeling kam filluar të merrem në moshën 13 vjeçare. Kam qenë pjesëmarrëse në sfilata të ndryshme, deri sa e gjeta veten tek Instagrami. Atherë puna në Instagram nuk ka qenë diçka e njohur, për dallim nga tash ku është një lloj profesioni i mirëfilltë.