




Pamjet që shihni tregojnë avionin kinez që u rrëzua sot në provincën jugore të Guangxi. Avion ‘Boeing 737’ me 133 persona në bord u rrëzua pranë një mali në qytetin Wuzhou, në qarkun Teng.
Siç shihet dhe nga video, në vendin e ngjarjes shihen flakë gjigante, ndërsa nuk dihet asgjë mbi fatin e pasagjerëve, numri i saktë i viktimave apo nëse ka persona që kanë shpëtuar.





Deri më tani nuk dihet se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit.