Bisedimet për paqen, Putin pranon ftesën e Zelenskyt për t’u takuar personalisht

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka rënë dakord të takojë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky pas sulmeve në Ukrainë. Zelensky e ka bërë të qartë dëshirën e tij për një takim me Putinin dhe ka deklaruar se ky është një takim që njerëait nga mbarë bota mezi po e presin. Në një video të postuar në Facebook më 19 mars, Zelenskyy shprehej se bisedimet midis dy liderëve ishin i vetmi shans për Rusinë për të minimizuar dëmin e shkaktuar nga gabimet e veta, duke shtuar se kjo është koha për t’u takuar dhe biseduar.

Deri më tani Zelensky ka zhvilluar bisedime me liderët kryesorë të Perëndmit, por korrespondentja e BBC-së, Lyse Doucet, ka treguar se së shpejti pritet një takim i drejtpërdrejtë me Putinin. “Diplomatët po flasin, negociatorët po flasin dhe ne e kuptojmë se ata po bëjnë hapa para. Më në fund Putini ka rënë dakord që të takojë presidentin Zelensky, i cili ka kërkuar një takim që nga janari”- tha Doucet.

Duke folur për BBC, Doucet tha megjithatë se presidenti rus nuk ka thënë se është dakord për një takim në publik. Sipas gazetares Doucet, është ende e paqartë se kur do të zhvillohet një bisedë e tillë mes dy liderëve.