Fansat i kërkojnë të falë Donaldin, Bora përlotet nga emocionet

Donaldi publikoi dje këngën “Nuk je” dhe menjëherë të gjithë e lidhën me historinë e tij dhe Borës. Kjo për shkak të tekstit dhe datës 5 që u shfaq gjatë klipit, e që është data e lidhjes së tyre.

Pas publikimit të këngës, fansat i kanë kërkuar Borës me mesazhe e komente që ta dëgjojë. Në postimin ku moderatorja tregon se është përlotur nga emocionet që i ka dhuruar puntata më e fundit e “Përputhen Prime”, fansat e pyesin për këngën.

“E dëgjove këngën?”, “Ku e ke idiotin?”, “Une nuk jam idiot ,ama jam idioti jot”, “Eshte idiot amo eshte idioti jot”, janë disa nga komentet ndërsa të tjerë i kërkojnë ta falë Donaldin sepse “Dashuria e vërtet nuk përfundon kurrë”.

Bora nuk i është përgjigjur komenteve.