Donaldi pranon dhuratë me foto nga momenti kur puthë Borës, reagimi i aktorit

Donald Veshaj po vazhdon të jetë aktivë duke mbajtur koncerte me këngëtarin dhe mikun e tij, Elgit Doda si dhe me binjakun e tij, Romeon.

Pas lansimit të këngës së tij të re me titull ‘Nuk je’, ai menjëherë mbrëmë e përformoi në Zvicër.

Kështu, pas koncertit Donaldi ka pranuar ëmbëlsira në një kuti ku shihen se janë edhe disa fotografi e tij me Borën.

Në imazhe shihet se janë të shkëputura nga momenti i fundit i tyre në Big Brother VIP, kur dhuruan puthjen e parë publike.

Aktori shihet duke e marrë dhuratën me mirësjellje dhe me buzëqeshje.