Reagimi i Donaldit pasi merr nga fansat dhuratën me detaje që lidhen me Borën

Donald Veshaj publikoi së fundmi projektin e tij më të ri muzikor me titull “Nuk je”.
Balada e punuar me muzikë nga Elgit Doda dhe tekst nga vet Donaldi, u pa si një dedikim për ish-të dashurën e tij, Bora Zemani.

Dyshimet lindën nga elementet e shumta të ish-çiftit në klip si paraqitja e numrit ‘5’, që konsiston në datën e njohjes së tyre.

E kur jemi te Bora, Donaldi duket se vazhdon të ngacmohet nga fansat e tij me dëshirën e madhe për një rikthim në krahët e prezantueses.

Së fundmi, në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video, ku shihet një nga fanset më të zjarrta teksa i dhuron një kuti me plot dhurata brenda.

Ndër të tjerash, kutia kishte përbrenda fotografi të Borës dhe Donaldit nga takimi i tyre në Big Brother VIP, si dhe plot çokollata dhe shkrime dashurie.

Në videon e cila po qarkullon në Instagram dhe TikTok, Veshaj mund të shihet duke thënë: “Faleminderit për surprizën, jeni shumë shumë të mirë”.

Donaldi përndryshe u takua me Borën në një nga javët e para të qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP duke dhënë indikacione për një rikthim të mundshëm, por më pas aktori krijoi një lidhje tjetër brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila përfundoi me daljen e tyre nga shtëpia. /Telegrafi/